USAID me marrëveshje për transparencën në Komunën e Gjilanit

Gjilani

USAID me marrëveshje për transparencën në Komunën e Gjilanit

Më: 15 maj 2017 Në ora: 09:51
Gjilan

Drejtori i misionit të USAID-it, Xhejms Houp do të vizitojë Gjilanin, ku me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Haziri do të nënshkruajnë një marrëveshje mirëkuptimi për nismën e re të USAID-it, e cila ka për qëllim të ngrisë shkallën e transparencës dhe llogaridhënjes në prokurimin publik në Kosovë.

Sipas njoftimit, iniciativa e USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse është një aktivitet pesëvjeçar i cili do të përmirësojë transparencën e prokurimit komunal përmes një procesi të ri të e-prokurimit.

“Ky aktivitet do të sigurojë mentorim dhe trajnim në pesë komuna me qëllim të instituimit të sistemeve të cilat do të avancojnë mënyrën e llogaridhënjes për fondet publike dhe shpenzimet.  Përveç kësaj, aktivitetit Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse do të sigurojë trajnim themelor nga i tërë cikli “fund e krye” i prokurimit për të gjithë 38 zyrtarët komunal të prokurimit, si dhe stërvitje nga bashkëpunimi i duhur me partnerët komunal për të avancuar paanshmërinë, transparencën dhe mbikqyrjen e prokurimit”, thuhet në njoftimin e USAID-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat