Xhaxhai vret nipin, më pas edhe veten – miqtë e familjes japin detaje për rastin

Gjilani

Xhaxhai vret nipin, më pas edhe veten – miqtë e familjes japin detaje për rastin

Më: 15 maj 2017 Në ora: 21:25
Pamje nga video

Xhaxhai 54 vjeçar ka vrarë sot në Gjilan nipin e tij 30 vjeçar më pas dhe vetën. Motivet e kësaj ngjarje nuk dihen. Media mëson se këta të dy nuk kishin raporte të mira që kur u ndanë në biznes para 5 vjetëve.

Një vrasje dhe një vetëvrasje ka tronditur sot qytetin e Gjilanit. Xhaxhai 54 vjeçar e vrau nipin e tij 30 vjeçar e më pas edhe vetën. Motivet ende nuk dihen por mësohet se vitet e fundit që kur e ndanë biznesin ata nuk komunikonin mes vete.

“Një person familjar i afërt i viktimës fillimisht ka hyrë në një lokal që është këmbimore dhe pas një kohe që ka qëndru aty ka shkrep ama e zjarrit, revole, dhe e ka godit viktimën nga afërsia ku si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit viktima ka vdekur menjëherë në vendin e ngjarjes”, tha Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

Autori i vrasjes e kishte pësuar edhe vetë.

‘Edhe i dyshimti ka shty duke e godit veten duke u lënduar rëndë dhe ka mbet në të njëjtin lokal. Është dërgu në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe përkundër ndihmës dhe përkundër përpjekjeve nga ana e mjekëve atje fatkeqësisht na është raportu se ka ndërru jetë si pasojë e shtënjes nga arma, domethënë ai ka bërë vetëvrasje”, tha Hashani.

Policia ende nuk i ka të qarta motivet e kësaj vrasje por ata që i njihnin Njazi dhe Nehat Bunjakun thonë se ata vitet e fundit nuk komunikonin në mes vete.

“Deri para 5-6 viteve nuk e di, kanë punuar së bashku dhe simbas fjalëve të Njaziut, ai nuk ka dashur që me u nda biznesi por nipi i tij Nehati veç ka tregu se kjo është punë e kryme, ka caktu lokalin me qira dhe ka dalë”, tha Lulzim Behluli, mik i të ndjerëve.

Të dy viktimat kishin lokale të këmbimoreve afër njëri-tjetrit.

Edhë shtëpitë në lagjen Dheu i Bardhë të Gjilanit i kishin afër.

Derisa shtëpia e dorasit ishte e mbyllur ajo e të riut ishte e hapur dhe familjarët prisnin e përcillnin njerëz.

Nehat Bunjaku la pas vetes 2 fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat