Tubimi përmbyllës I fushatës zgjedhore të koalicionit LDK-AKR dhe Alternativa në Pozharan

Gjilani

Tubimi përmbyllës I fushatës zgjedhore të koalicionit LDK-AKR dhe Alternativa në Pozharan

Nga: Aziz Zuka Më: 9 qershor 2017 Në ora: 14:37
Pamje nga tubimi përmbyllës I fushatës zgjedhore të Koalicioni LDK-AKR –Alternativa në Pozharan

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Viti së bashku me AKR-në, me një tubim madhështor që ka mbajtur mbrëmë në qytezën e Pozharanit ,ka përmbyllur me sukses  fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, me ç’rast është bërë edhe përmbyllja e fushatës për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Anëtarët, simpatizantët  dhe mbështetës të shumtë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, kanë marrë pjesë në këtë  tubim  ku  pa rezervë kanë përkrahë Platformën dhe programin zgjedhor.   Sokol Haliti, Kryetari i LDK-së dega në Viti, njëheri kryetar i Komunës së Vitisë , ka thënë se Qeverisja Mustafa ka provuar se është qeverisje e zhvillimit por dikujt i pengoi ky hov i zhvillimit të vendit, ai ka falënderuar qeverisjen Mustafa për investimet në komunën e Vitisë. Njëkohësisht, Haliti si kryetar komune, ka kërkuar nga qytetarët një proces elektoral të besueshëm dhe të pranueshëm nga të gjithë duke bërë thirrje që të votohet koalicioni i profesionistëve.

Më një  fjalë rasti para të pranishmëve  është paraqitur edhe  Besim Ymeri , kryetar i degës Aleanca Kosova e Re në Viti I cili  theksoi se ky koalicion premton zhvillim ekonomik dhe ka bërë thirrje për votimin e Mimoza Ibishit dhe Faruk Nurës për deputet në Parlamentin e Kosovës.

 Edhe  kandidati nga Vitia i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Faruk Nura ka falënderuar të gjithë të pranishmit për mbështetjen e pakursyer që po i japin, duke thënë se “Ju keni ata që do ta përcaktoni qeverisjen qendrore sepse ajo lokale është e padiskutueshme. Ju ftoj që të votoni koalicionin LDK-AKR-Alternativa”, ka përfunduar Nura. Kurse kandidati për deputet Ali Sadriu ka lavdëruar punën e kryetarit Haliti, dhe është shprehur i bindur se ky koalicion është koalicion i profesionistëve dhe padyshim është koalicion i fitores së madhe.

 Hikmete Bajrami, ministre në detyrë e qeverisë në largim, ka mbajtur një fjalë rasti, e cila ka përmendur shumë investime që janë bërë në Komunën e Vitisë në qeverisjen Mustafa dhe ka premtuar edhe shumë të tjera në qeverisjen e ardhshme Hoti. Fjalë rasti kanë mbajtur edhe disa nga kandidatët e këtij koalicioni, si Blerim Grainca, Mimoza Ibishi etj./ Aziz Zuka

Image
Pamje nga tubimi përmbyllës I fushatës zgjedhore të Koalicioni LDK-AKR –Alternativa në Pozharan
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat