Bujqit e Gjilanit, të gjitha votat për LDK-në

Gjilani

Bujqit e Gjilanit, të gjitha votat për LDK-në

Nga: Tefik Selimi Më: 9 qershor 2017 Në ora: 18:15
Gjilan

Sa më afër po afrohet dita e zgjedhjeve, interesimi për përkrahje të fitores, po shtohet. Po shohet dhe po përkrahet fitorja e e 11 qershorit. Edhe bujqit e Gjilanit,  duke parë arsyen e plotë dhe të njëmendtë të fitores se LDK-së, me kohë kanë ofruar përkrahje maksimale për kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet nga kjo komunë dhe kryeministrin, Avudllah Hoti.

Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Ramiz Ramadani, ka falënderuar fermerët për praninë masovike, e cila sipas tij është shumë domethënëse për fitoren e madhe të 11 qershorit. “Programi i LDK-së për bujqësi është padiksuktim më i miri. Lajmi më i mirë është trefishimi i buxhetit për subvencionet e bujqësi në qeverinë Hoti”, tha Ramadani.

Ndërkohë, kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së në Gjilan, Lirije Kajtazi, tha se me politikat e mira të qeverisjes së LDK, në krye me kryeministrin Hoti, do t’ua lehtësojnë këtë veprimtari, në mënyrë që profiti i bujqve të jetë më i madh.

Kandidati Imeti Rrahmani, falënderoi fermerët e prodhuresit në sferën e bujqësisë për këtë përkrahje për LDK’në. “Ne duhet të punojmë  që  bujqit me punën e tyre të ndihen krenarë dhe të sigurtë ekonomikisht, në mënyrë që të përfitojnë të mira materiale. Ne do të jemi përkrahës të çdo iniciative për mirëqenien tuaj”, tha Rrahmani.

Ndërkaq, kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi, duke falënderuar bujqit e Gjilanit për mbështetjen masive, konfirmoi që këtë do t’ia kthej me përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Republikës. “LDK ka listën më të mirë prej profesionistëve dhe me duar të pastra, prandaj na duhet mbështetja juaj”, tha Bunjaku Rexhepi.

Koalicioni i djathtë, i zhvillimit e i Akademikëve është alternativa e vetme për qytetarët e Kosovës, u tha, ndër të tjera, nga bujqit e dalluar të Gjilanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat