Haziri: Mësuesit janë heronjtë tanë të gjallë – arsimi shtylla kryesore e shtetit

Gjilani

Haziri: Mësuesit janë heronjtë tanë të gjallë – arsimi shtylla kryesore e shtetit

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 21:50
Gjilan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka shtruar sot iftar për mësuesit e komunës së Gjilanit, të cilët i ka cilësuar si heronjtë tanë të gjallë, të cilët e kanë mbajtur gjallë arsimin shqip dhe kanë edukuar gjenerata të tëra në frymën kombëtare.

“Për LDK’në, mësuesit janë heronjtë tanë të gjallë, ndërsa arsimi shtylla kryesore e shtetit. Faleminderit përjetësisht për punën e jashtëzakonshme që e keni bërë në mbajtjen gjallë të arsimit shqip, në një kohë të pakohë, sikurse edhe për rezultatet mahnitëse që keni treguar për këto tre vjet”.

“Objektivi i LDK-së është depolitizimi i arsimit dhe investimi në menaxhment për ta depolitizuar këtë sektor të rëndësishëm të shtetit. LDK do të investoj në dije, mësueseve do t’ju paguhet pushimi i lehonisë, ndërsa arsimtarëve do t’i njihet stazhi i punës në vitet 90-ta. Ndërkaq, çdo i ri që e kryen fakultetin, në qeverisjen e LDK’së, do të paguajmë për një vit praktikën”, tha Haziri.

“Disa kanë tentuar që përmes pitalkave, pjatave e kartelave të telefonit ta ndërrojnë votën. Imagjinoni, nga paniku i madh, sonte, në të njejtën natë, shtabi i PDK’së ka shtruar iftar për arsimtarët. Por, atyre askush nuk iu beson”, shtoi kreu LDK’së në Gjilan.

Në fund, kryetari Haziri ka prezantuar kandidatët për deputet nga radhët e partisë, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi, Isa Agushi, Bajrush Ymeri e Avdil Halimi, për të cilët tha se janë më të mirët, të përgatitur profesionalisht dhe njerëz me duar të pastra e pa dosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat