Haziri: Uroj fitore në Shkodër e Prishtinë!

Gjilani

Haziri: Uroj fitore në Shkodër e Prishtinë!

Nga: A.M. Më: 11 qershor 2017 Në ora: 07:51
Fotografia e publikuar nga Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh edhe nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri përmes një postimit ka kërkuar që qytetarët të dalin të votojnë.

Haziri ka shkruar në Facebook ku është lutur për zgjedhje të mira dhe që qytetarët të votojnë me dorën e djathtë

Postimi i plotë:

Sot po fillojmë një përkushtim tonin për shtetin, në ditën e 16 të Ramazanit, që përveç përkushtimit ndaj familjes dhe Zotit, sot demonstrojmë përkushtimin ndaj Republikës sonë. Për Republikën të cilën e themeluan baballarët tanë, dëshmorët e heronjtë tanë. Për Republikën, të cilën po e mbajnë njerëzit e mirë të Gjilanit, Anamoravës dhe Kosovës. Për Republikën, që po e mban Mërgimtari dhe bashkëpatriotët tanë kudo në botë. Ju lus për zgjedhje të mira dhe që të votoni me dorën e djathtë. Në emër të Republikës sonë e Zotit, të dalim faqebardhë. Dil e #voto edhe ti. Mos ma harro #Republikën edhe kur përfaqësuesja jonë luan në gara ndërkombëtare.

Uroj fitore në Shkodër e Prishtinë!

Luta i Juaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat