LDK në Gjilan apelon qytetarët, dilni sa më masovisht në zgjedhje

Gjilani

LDK në Gjilan apelon qytetarët, dilni sa më masovisht në zgjedhje

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 08:12
Shtabi Zgjedhor i LDK-së në Gjilan

Sipas të dhënave që posedon Shtabi Zgjedhor i LDK-së në Gjilan, të cilat i kemi marrë nga të deleguarit tanë nëpër qendrat e votimeve, procesi zgjedhor ka filluar mirë dhe të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, përveç të disa problemeve të vogla teknike.

Deri tani nuk është vërejtur ndonjë incident që do të dëmtonte procesin e mbarë të votimit në Gjilan, bën të ditur komunikuara për media nga LDK-ja.

“Apelojmë te qytetarët gjilanas që të dalin në mënyrë solemne sa më masovisht, për ta shprehur vullnetin e tyre qytetar”, thuhet në komunikatë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat