Hapen vendvotimet në Kamenicë

Gjilani

Hapen vendvotimet në Kamenicë

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 08:15
Ilustrim

Në Kamenicë janë hapur qendrat e votimit.

Është hapur po ashtu edhe pika më e frekuentuar se qendrat e tjera, e që është shkolla “Ismail Qemali”.

Menaxheri i kësaj shkolle, Selami Rexhepi, tha se procesi zgjedhor po shkon mirë dhe pa asnjë problem.

Ai shtoi se në fillim, frekuentimi është më i vogël, dhe se nuk ka radhë të gjata, njofton KK.

Tutje, Rexhepi tregoi se puna po shkon shpejt dhe se nuk ka asgjë konkrete për t’u shqetesuar.

Ai bëri të ditur se i gjithë materiali i nevojshëm ka qenë prezent aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat