PDK në Gjilan: LDK ende në panik, fushatë me vetura e flamuj në ditën e zgjedhjeve

Gjilani

PDK në Gjilan: LDK ende në panik, fushatë me vetura e flamuj në ditën e zgjedhjeve

Nga: B.S Më: 11 qershor 2017 Në ora: 11:57
Gjilan

PDK dega në Gjilan, përmes një komunikate për media, ka thënë se sot rreth orës 07:50, një veturë e tipit Mercedes me targa vendore RKS, 06 – 530 – DC, e stolisur me flamuj partiak të LDK-së, ka defiluar nëpër rrugët e qytetit (para selisë së PDK-së).

Sipas PDK-së, ata kanë provokuar dhe prishur rendin dhe qetësinë zgjedhore.

“Edhe nga kjo shihet se LDK nuk po mund t’i nxjerr votuesit e vet në zgjedhje”, ka thënë PDK në Gjilan./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat