Vetëvendosje në Viti falënderon qytetarët e kësaj komune për mbështetjen që ka marrë duke dal fituese e zgjedhjeve parlamentare

Gjilani

Vetëvendosje në Viti falënderon qytetarët e kësaj komune për mbështetjen që ka marrë duke dal fituese e zgjedhjeve parlamentare

Nga: Aziz Zuka Më: 12 qershor 2017 Në ora: 14:38
Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje në Viti,  përmes një komunikate për medie  e  me rastin e fitores në komunën e Vitisë, falënderon për besimin e dhënë gjithë aktivistët, mbështetësit, simpatizantët po ashtu edhe qytetarët e komunës së Vitisë.

Në këtë komunikatë  veç tjerash thuhet:  “Për punën, angazhimin dhe vullnetin e pandalshëm në krijimin e kushteve për këtë proces demokratik falënderojmë edhe gjithë komisionerët dhe vëzhguesit të cilët treguan denjëshmeri në obligimin e tyre. Qytetarët edhe njëherë treguan se subjekti i vetëm i cili mund të prodhoj qeverisje të mirë dhe të drejt për qytetarët si nivel lokal ashtu edhe atë nacional është Lëvizja Vetëvendosje!”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje! Viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat