Në Pozharan zbulohet Pllaka përkujtimore për veprimtarin dhe atdhetarin Shaban Haliti-Alidema

Gjilani

Në Pozharan zbulohet Pllaka përkujtimore për veprimtarin dhe atdhetarin Shaban Haliti-Alidema

Nga: Aziz Zuka Më: 19 qershor 2017 Në ora: 14:36
Pllaka përkujtimore e zbuluar në vendin ku ishte oda e dikurshme e veprimtarit Shaban Haliti-Alidema

Në Pozharan të Vitisë me një solemnitet rasti organizuar nga familja  Alidemaj,  në vendin ku kishte lindur dhe pranë Odës ku kishte  pritë dhe përcjell shumë personalitete të ndryshme  atdhetar e kombëtare   nga viti 1929 e deri në vdekjen e tij mizore nga hordhitë serboi-cetnike më 7 janar 1945 është zbuluar Pllaka përkujtimore për veprimtarin  e cështjës kombëtare dhe atdhetarin  e ish kryetarin e komunës së atëhershme të Pozharanit Shaban Haliti- Allidema.

Ne këtë solemnitet organizuar nga Familja e ngushtë dhe e gjerë e Shaban Halitit-alideemes ishin present edhe strukturat komunale me në kry nënkryetarin e komunës Hasan  Alia, kryesuesi I kuvendit të komunës Naim Pira, kryetarit të Shoqatës së veteranve të UCK-së Avdyl  Bajrami etj.

Image

Duke folur para të pranishmëve Hasan Alia, tha se  “ ne si gjenerata të parardhësve tanë,  nuk duhet harrur kurrë këta trima dhe atdjhetarë si dhe  kauzën  për të cilën punuan dhe vepruan  këta burra të shumë të Anamoravës e ne mesin e tyre padyshim se vend me rëndësi zenë   edhe kontributi I veprimtarit Shaban  Haliti.

Edhe Avdyl bajrami me një fjalë rasti ka përgëzuar organizatorin e vendosjes së kësaj Pllake përkujtimore - nipin e Shaban Halitit-  Halit Alidemën I cili ka financuar vetë këtë projekt përkujtues, si dhe familjen e ngushtë dhe të gjera të Alidemajve.

Kjo pllakë përkujtimore u zbulua nga Hasan Ali, si dhe anëtari më I vjetër i familjes alidemaj Sadullah a Aidema. Ndryshe Shaban Haliti më 7 janar ishte mbytur me mjete të topitur në masakrën e njohur serbe në xhaminë e Pozharanit ku pos tij ishin mbytur edhe tre pozharanas të tjera Ajet Terziu,  Misin Alidema si dhe Ahmet Zuka, kurse  mëpastaj nga familja e gjërë e Shaban Halitit, janë mbytur në burguin e Gjilanit nga  serbet  edhe 8 anëtarë të kësaj familje në mesin e tyre /edhe ajo e atdhetarit dhe i persekutuarit mr. Halil Alidemes / emrat e të cilëve janë gdhendur në këtë Pllakë përkujtimore për të mos u harrur kurr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat