Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është takuar me arsimtarët dhe profesorët e shkollave të Gjilanit.
Sipas një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se është takuar për t`ju shprehur karakter mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e lartë të treguar për vitin kalendarik 2016/2017.
Postimi i plotë
Sot zhvillova takim me arsimtarët dhe profesorët e shkollave të Gjilanit me karakter mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e lartë të treguar për vitin kalendarik 2016/2017. Arsimi është shtylla kryesore që do të bartë proceset gjatë të ardhmes.
Me punën e mësimdhënësve dhe në koordinim e mbështetje edhe të prindërve dhe të institucioneve komunale, nxënësit gjilanas sot janë të sukseshëm në kimi, matematikë, fizikë, e fusha të tjera, në Republikën tonë dhe në univeristetet me renome në botë.
Ne jemi krenarë me punën, angazhimin dhe sukseset e larta të nxënësve dhe mësimdhënësve të Gjilanit. LH