Haziri: Sot po ndahemi nga profesori i sportit që trasoi jetën sportive në Gjilan

Gjilani

Haziri: Sot po ndahemi nga profesori i sportit që trasoi jetën sportive në Gjilan

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 13:02
Mbledhja komemorative

Komuna e Gjilanit, ka organizuar sot mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të profesor, Hafiz Gashi, i cili tërë jetën ia kushtoi profesionit të sportit, si mësimdhënës, profesor, udhëheqës shkolle, bashkthemelues i klubit “Gjilani”, pavarësimin e sportit gjatë viteve ’90-ta, e deri te përgatitja e shumë kuadrove, që sot shkëlqejnë në gara të ndryshme, u tha mes tjerash në këtë komemoracion. 

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kujtuar me dhembje të madhe gjithë historinë e gjatë të angazhimit të profesor Hafiz Gashit, që nga periudha e rezistencës politike në vitet e ’90-ta e pastaj angazhimit të madh në luftën për lirie më pas edhe punës për ndërtim të vendit dhe kushte më të mira për sportin. 
 
“Lajmi për largimin nga ne të profesorit Hafiz Gashi, na bënë të ndjejmë dhembje të thellë. Profesor Gashi me lamtumirën e tij të fundit jo vetëm familjen e tij, por gjithë Gjilanin e qet në zi. Ne mbajmë zi, për një njeri që i ka dhënë kontribut të veçantë vendit dhe ai njihej përpos si trajner i volejbollit edhe i pari që ka kontribuar për pavarësimin e sportit në vitet e ’90-ta, poashtu njihet edhe si njëri ndër themeluesit e glubit të sportit “Gjilani”, ka thënë kryetari Haziri. 
 
“Hafiz Gashi, me ne nxënësit e tij nga raporti mësimdhënës – nxënës, ka kaluar në raportin miqsor dhe raportin familjar. Më vonë kemi qenë gjatë kohë së bashku, në aktivitete të ndryshme para dhe pas luftës. Ai me ndarjen nga ne, vërtet na ka prekur shumë, këto dhimbje, që nga Doktor Nagip Rexhepi, pastaj Agimi, babai im, Gani Hajrullahu e sot edhe Hafizi, janë vërtetë të papërballueshme, sepse lidhen jo me një familje, por me një shoqëri dhe gjeneratë të tërë. Janë ndarje të shumta të njerëzve të mëdhenj të Gjilanit, që kjo sallë e Teatrit po i përcjellë”, ka thënë Haziri.
 
Kryetari Haziri tha se krahas dhembjes ne kemi të gjithë vepra të shumta të tij që duhet të jemi edhe shumë krenar.
 
“Profesori Hafiz Gashi, ka lënë një thesar të madh të aktivitetit të tij dhe punës së vazhdueshme. Prandaj, fëmijët e tij, nipat dhe mbesat, familja dhe Gjilani janë gjithmonë krenar me angazhimin e tij, me punën dhe përkushtimin që kishte kulturë të jetës. Lamtumirë profesor Gashi, lamtumirë miku im, lutemi për ju për të mira në botën tjetër, ndërsa familja Gashi duhet të bëheni të fortë karshi kësaj dhembje të madhe, sepse keni vepra të tij të mjaftueshme për t’u ngushëlluar”, ka thënë në përfundim të fjalës së tij kryetari Lutfi Haziri.
 Në emër të familjes të pranishmit i ka falënderuar për prezencën në këto moment të vështira, djali i tij Edmond Gashi.
 
Varrimi i profesorti tashmë të ndjer, bëhet sot në ora 14:00, në fshatin Miresh i Vogël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat