Hazri për Rexhep Berishën: Gjithmonë do ta mbajmë në kujtime këtë burrë të madh të Gjilanit

Gjilani

Hazri për Rexhep Berishën: Gjithmonë do ta mbajmë në kujtime këtë burrë të madh të Gjilanit

Nga: A.M. Më: 28 qershor 2017 Në ora: 15:23
Lufti Haziri dhe Rexhep Berisha

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri ka thënë se me dhimbje të thellë e ka marrë lajmin për vdekjen e atdhetarit, Rexhep Berisha, babai i kolosit, Nuhi Berisha.

Haziri ka thënë se baca Rexhë ishte për të gjithë ne i veçantë, për qytetin poashtu dhe si i tillë gjithmonë do ta mbajmë në kujtime këtë burrë të madh të Gjilanit.

Postimi i plotë:

Me dhembje të thellë e mora kumtin e ndarjes nga jeta të atdhetarit, Rexhep Berisha, babai i kolosit, Nuhi Berisha. Baca Rexhë ishte për të gjithë ne i veçantë, për qytetin poashtu dhe si i tillë gjithmonë do ta mbajmë në kujtime këtë burrë të madh të Gjilanit. Me qëndrimin e vendosur për lirinë e Kosovës, ai gjatë gjithë jetës ka qenë në krah të organizimeve dhe iniciativave, që kishin të bëjnë me lirinë e Kosovës. Jam krenar që me iniciativën time, Kuvendi i Gjilanit vitin e kaluar e shpalli Qytetar Nderi. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij. LH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat