KFOR-i amerikan trajnon zjarrfikësit e Gjilanit për dhënien e ndihmës së parë

Gjilani

KFOR-i amerikan trajnon zjarrfikësit e Gjilanit për dhënien e ndihmës së parë

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 14:15
KFOR-i amerikan trajnon zjarrfikësit e Gjilanit për dhënien e ndihmës së parë

Një trajnim dyditor është mbajtur për pjesëtarët e zjarrfikësve dhe shpëtimit të Gjilanit nga ana e KFOR-it amerikan, me qëllim të përgatitjes sa më profesionalisht për dhënien e ndihmës së parë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, ka shprehur falënderim për KFOR-in amerikan për këtë trajnim, ndërkaq ka thënë se pjesëtarët e zjarrfikësve kanë përfituar jashtëzakonisht shumë nga eksperienca dhe njohuritë e tyre.

“Unë besoj shumë që zjarrfikësit tanë, njohuritë e marra nga ky trajnim, do t’i implementojnë në terren, duke i dalë në ndihmë qytetarëve të Gjilanit në çdo kohë”, tha Kadriu.

I pari i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim i Gjilanit ka paralajmëruar edhe realizimin e trajnimeve të tjera gjatë muajve në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat