Haziri: Gjilani komuna model në Kosovë në luftën kundër ekstremizmit e terrorizmit

Gjilani

Haziri: Gjilani komuna model në Kosovë në luftën kundër ekstremizmit e terrorizmit

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 15:26
Debati i organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” me temën “Gjilani qytet i paqes”

Në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” me temën “Gjilani qytet i paqes” kreu i komunës Lutfi Haziri tha se dialogu fetar ka kontribuar në realizimin e paqes në Gjilan, derisa ne shquhemi edhe për shumë sfera tjera. Gjilani është krenar edhe në fushën e sigurisë edhe pse kishim një vrasje të rëndë dhe një rast të mos dhënies së ndihmës së një personi. “Këto raste nuk e zbehin sundimin e ligjit që ka mbretëruar në Gjilan sepse është vendosur një ambient i paqes derisa modeli i Gjilanit po merret edhe si rast për studime nga vendet tjera regjionale” tha Haziri.

Lutfi Haziri tha se jemi qytet i paqes i sigurisë për një jetë më të mirë dhe më të lirë. “Qëllimi dhe motivi për gjilanasit janë problemet ditore si infrastruktura, jeta e përditshme dhe interesi i qytetarëve, edukim më të mirë, punësimet, rastet sociale. Nga jashtë Gjilani shihet si qendër regjionale politike dhe administrative dhe universitare ku janë të fokusuar institucionet e mëdha si gjykata, prokuroria” tha Haziri.

Haziri tha se është rritur dhe forcuar ambienti i qetë dhe i qetësisë. “Dialogu fetar e ka shquar Gjilanin sepse BIK-u ka treguar gatishmëri për komunikim ndërfetar, ruajtja e pronës, trashëgimisë së përbashkët fetare”.
 
Sipas Hazirit Gjilani ka shembuj të shumtë të tolerancës dhe pozivitetit.”Janë mbrojtur kishat kurse integrimi i komuniteteve etnike është hap pozitivë që Gjilanin e shquan. Kemi progres, por ka pasur tendenca që ku progres të lëndohet. Gjilani komuna model në luftën kundër ekstremizmit, po bëjmë përpjeke me mekanizmat parandalues i cili e rrit rolin e pushtetit lokal. Ekstremizmi dhe terrorizmi janë në fokus të institucioneve lokale. Gjilani është treguar qytet bashkëpunues” shtoj Haziri.
 
Haziri tha se dialogu fetar ka kontribuar në realizimin e paqes në Gjilan, derisa ne shquhemi edhe për shumë sfera tjera. “Gjilani është krenar edhe në fushën e sigurisë edhe pse kishim një vrasje të rëndë dhe një rast të mos dhënies së ndihmës së një personi. Këto raste nuk e zbehin sundimin e ligjit që ka mbretëruar në Gjilan sepse është vendosur një ambient i paqes derisa modeli i Gjilanit po merret edhe si rast për studime nga vendet tjera regjionale” tha Haziri.
 
“Gjilani ka respektuar mekanizmat e saj të sigurisë dhe të vendosjes së ligjit. Partneriteti me donatorët është i dobishëm sepse ofrojnë programe serioze dhe konkrete. Ne nuk punojmë me ndërmjetësues të huaj as të brendshëm sepse kemi komunikuar drejtpërdrejtë” tha Haziri.
 
Sipas tij edhe pse jemi vend kufitar Gjilani është vend i qetë dhe falë reagimeve të institucioneve tona sot kemi një qytet shumë stabil dhe të qëndrueshëm.
 
Zyhdi Haziri nga Gjykata Themelore e Gjilanit tha se kemi kontribuar në paqen e qytetarëve duke u treguar efikase në procedimin e lëndëve penale dhe civile.
 
Zyhdi Haziri tha se sanksionet penale kanë ndikuar në rezultatin tonë për të parandaluar veprat penale.
 
Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë tha se Gjilani shquhet për normalitet dhe për jetë të mirë institucionale. “Policia po e jep maksimumin për të siguruar qytetarët dhe parandaluar krimin e të gjitha llojeve,dhe krejt kjo ka ardhë edhe si rezultat i bashkëpunimit të mirë që kemi pasur me qytetarët”.
 
Mahmuti tha se qytetarët janë tolerantë dhe bashkëpunues. “Kemi obligim moral, ligjor e njerëzor për të mbrojtur komunitetet”. Sipas Mahmutit policia e ka goditur krimin e të gjitha llojeve në Anamoravë.
 
Naim Aliu nga BIK-u tha se Gjilani ka kontribuar që të ofrojmë një jetë të garantuar. “BIK-u ka luajtur rolin e tolerancës dhe të bashkëpunimit dhe jemi të kënaqur që si institucion fetar kemi dhënë kontribut të çmuar”.
 
Aliu tha se BIK-u ka dhënë kontributin e vet duke folur për radikalizmin dhe ekstremizmin duke komunikuar me imamët dhe xhematin. BIK-u është lider në luftimin e luftës kundër ekstremizmit dhe terrorizmit në rajon”.
 
Aliu tha se Gjilani ka treguar qytetari dhe shembuj pozitiv në shumë sfera.
 
Shaban Terziu nga OJQ “Lansdowne” tha se duhet të jemi krenar që jemi qytet i sigurisë.
 
Shemsedin Elezi nga Zhegra tha se duhet ta ruajmë epitetin e përgjithshëm si qytet i paqes.
 
Shemsedin Mustafa nga Ombudspersoni në Gjilan tha se qytetarët janë ata që kanë dhënë kontributin më të madh.
 
Derisa, Remzi Azemi tha se zhurma e kafiterive është shqetësuese dhe do të ndërmarrim masa për ta gjetur një zgjidhje.
 
Kreu i Gjilanit Lutfi Haziri tha se kishat serbe në Gjilan janë mbrojtur nga trupat e shqiptarëve dhe kjo na ka bërë vërtet qytet i paqes dhe duhet ta ruajmë këtë epitet duke e avancuar si vlerë dhe duke e mbrojtur me çdo kusht.
 
Haziri tha se rreth parkut të qytetit tash kemi një aktakuzë të ngritur nga Prokuroria për lëndën e Ecohigjienës e cila ka vendosur se kontrata është jo ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat