Sot mbyllet tregu i Gjilanit

Gjilani

Sot mbyllet tregu i Gjilanit

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 07:28
Ilustrim

Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Gjilanit ka njoftuar se pas vendimit të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, me rastin e fillimit të vaksinimit masiv të gjedheve kundër sëmundjes gungore, sot nuk do ta mbahet tregu i kafshëve në Gjilan.

Në vendim urdhërohet mbyllja dhe ndalimi i funksionimit të tregjeve të kafshëve, ndalimi i përkohshëm i lëvizjes së kafshëve, përderisa përjashtimisht lejohet lëvizja e kafshëve, tufave nga ferma në thertore apo nga ferma në fermë vetëm me pëlqimin e veterinarit zyrtar të  Agjencisë së Ushqimit dhe veterinarit të autorizuar nga AUV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat