Haziri: Gjilani është mobilizuar në tejkalimin e temperaturave të larta

Gjilani

Haziri: Gjilani është mobilizuar në tejkalimin e temperaturave të larta

Nga: A.M. Më: 4 gusht 2017 Në ora: 19:58
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri ka thëne se qyteti të cilin e udhëheq ai është mobilizuar në tejkalimin e temperaturave të larta.

Po ashtu, Haziri ka apeluar tek qytetarët që t’i përmbahen urdhëresës për kursim maksimal të ujit të pijes dhe i njëjti të mos përdoret për ujitje të trotuareve autolarje, kopshteve dhe aktivitete të kësaj natyre.

Postimi i  plotë:

Gjilani është mobilizuar në tejkalimin e temperaturave të larta në bashkëpunim me të gjitha institucionet lokale dhe qytetarët.

Apelojmë tek qytetarët tanë që t’i përmbahen urdhëresës për kursim maksimal të ujit të pijes dhe i njëjti të mos përdoret për ujitje të trotuareve autolarje, kopshteve dhe aktivitete të kësaj natyre.

Poashtu, kërkoj nga të gjithë qytetarët që të mos ndezin asnjë zjarrë fushor sepse përmes këtyre temperaturave të larta ndikohet në shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Ata që denoncojnë zjarrvënësit, kam vendosur t’i shpërblej. LH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat