Ja kush do të jetë kandidat i Vetëvendosjes për Gjilanin

Gjilani

Ja kush do të jetë kandidat i Vetëvendosjes për Gjilanin

 Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 8 gusht 2017 Në ora: 21:17
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Tashmë aktivistët e kësaj Lëvizjen në disa qendra kanë zgjedhur kandidatët për kryetar komunash. Siç mëson “Bota sot” kandidate për kryetare të Komunës së Gjilanit  do të jetë deputetja Besa Baftiu.

I pyetur nga “Bota sot” nga se a do të jetë Baftiu kandidate për kryetarë të Gjilanit, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti ka thënë se ende nuk është në këtë fazë procesi zgjedhor në Gjilan.

Po, Hoti ka thënë se së shpejti do të bëhet zyrtarizimi i kandidaturave e  pastaj do të mbahet procesi zgjedhor në qendrën e Vetëvendosjes në Gjilan.

“Ende nuk është në këtë faze procesi zgjedhor në Gjilan. Se shpejti do të zyrtarizohen kandidaturat dhe me pas mbahet procesi zgjedhor”, ka thënë Hoti për “Bota sot”

Ndryshe, këtë janë kandidatët për kryetar të Komunave të votuar nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët janë bërë publike nga kjo e fundit.

Shpend Ahmeti – Prishtinë

Selatin Retkoceri – Lipjan

 Agron Avdijaj- Istog

Salih Salihu – Viti./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat