Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se tashmë kanë filluar punimet për ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan.
Po ashtu, Haziri ka njoftuar se investimet do të kushtojë mbi 1.4 milionë euro dhe se shëndetësia është prioriteti kryesor i qeverisë komunale.
Postimi i plotë:
Këto janë punimet në ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan. Vlera e investimeve është mbi 1.4 milionë euro. Ky objekt gjigant do të t’ia lehtësoj jashtëzakonisht shumë punën stafit shëndetësor, e në të njejten kohë do të ofrojmë shërbime sa më të mira për pacientët. Shëndetësia primare ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i qeverisë komunale sa i përket investimeve. Vazhdojmë me punë t’hajrit! LH