Zenun Pajaziti, kandidat i PDK-së për kryetar të Gjilanit - Bota Sot
Zenun Pajaziti, kandidat i PDK-së për kryetar të Gjilanit

Gjilani

Zenun Pajaziti, kandidat i PDK-së për kryetar të Gjilanit

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 12:43
Zenun Pajaziti

Nënkryetari aktual i PDK’së, Zenun Pajaziti, është vendosur të jetë kandidat për Kryetar të Gjilanit. Vendimi është marrë të shtunën në mbrëmje pas kërkesës së Degës së PDK’së atje.

Ish-Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Zenun Pajaziti do të garojë për të udhëhequr qytetin e Gjilanit.

Kjo është vendosur nga udhëheqja e PDK’së pas kërkesë së Degës së kësaj partie ne Gjilan.

Zenun Pajaziti nuk ka dashur të flas lidhur me kandidaturën e tij për Kryetar të Gjilanit.

“Jam në një takim. Mund të flasim më vonë”, ka thënë Pajziti, të dielën.

Në garë për Gjilanin janë edhe Lutfi Haziri nga LDK’ja që ka udhëhequr për katër vitet e fundit qytetin; është edhe Sami Kurteshi i Vetëvendosjes.

Në zgjedhjet e fundit nacionale, Vetëvendosje doli si partia e parë me vota në Gjilan derisa pas saj u renditen LDK’ja e PDK’ja.

Pushteti në Gjilan është ndërruar disa herë. Fillimisht, kishte udhëhequr LDK’ja, pastaj prej vitit 2007 PDK’ja, e cila humbi pushtetin më 2013.

Zenun Pajaziti është edhe Kryetar i Degës së PDK’së në Gjilan. Më herët ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme ndërsa së fundmi deputet i Parlamentit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat