Prezantohen kandidatët për Asamblenë komunale të Gjilanit

Gjilani

Prezantohen kandidatët për Asamblenë komunale të Gjilanit

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 17:19
Gjilan

Lutfi Haziri: Lista e LDK’së në Gjilan është e pastër si loti dhe dominohet nga arsimi e shëndetësia Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherit kandidat për kryetar të kësaj komune edhe për një mandat, ka prezantuar sot 38 kandidatët e kësaj partie, të cilët garojnë për Asamblnë komunale.

“Për dallim nga të tjerët, LDK e ka edhe kandidatin më të ri, edhe bartësin e listës më të ri, e kemi edhe moshën më të re se të gjitha partitë politike. Lista e LDK’së në substancë ofron ndryshim dhe dominohet kryesisht nga arsimi dhe shëndetësia. Duke pasur parasysh backgraundin, profesionet, rregullshmërinë, fytyrat e pastërta e duart e pastërta, ne presim që KQZ t’i certifikoj të gjitha këto kandidatura. I falenderoj të gjitha strukturat, nëndegët ne qytet e fshatra, të cilat i kanë nominuar dhe i kanë mbështetur këto figura”, ka thënë Haziri në konferencën e sotme për media.

Haziri ka thënë se tashmë jemi në muajin e parë përgatitor, njoftues dhe të hapjes së dialogut me të gjitha kategoritë, grupmoshat, vendbanimet, lagjet dhe fshatrat e Gjilanit për të diskutuar nevojat e qytetarëve për katër vitet e ardhshme. Haziri në fund të kësaj konference i ka falënderuar bashkatdhetarët që jetojnë në perëndim për sic tha, rolin historik të zhvillimit të Gjilanit. Përndryshe, bartës i listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për përfaqësim në Kuvend Komunal është Faton Bislimi, profesor universitar, i diplomuar në Universitetin e Harvardit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat