Universiteti “Kadri Zeka” hap konkurs për nëntë programe studime

Gjilani

Universiteti “Kadri Zeka” hap konkurs për nëntë programe studime

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 11:29
Universiteti “Kadri Zeka”

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në afatin e dytë të konkursit të studimeve themelore- bachelor dhe master ofron nëntë programe për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë për vitin akademik 2017-2018.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan në studimet baçelor respektivisht në Fakultetin e Edukimit programi Fillor dhe Parashkollor, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik në programet Banka Financa dhe Kontabilitet, programin Marketing , programin menaxhment dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, do të regjistrojë 1192 studentë të rregullt, kurse në studimet master respektivisht  në programet E-Qeverisja, program ky i përbashkët mes Fakultetit Juridik, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka”  dhe programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Mitrovicë dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë do të regjistrojë  117 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga  Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitete t jo-shumicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat