Haziri e falënderon Azemin për përkushtimin e policisë që Gjilani të bëhet qytet model për siguri - Bota Sot
Haziri e falënderon Azemin për përkushtimin e policisë që Gjilani të bëhet qytet model për siguri

Gjilani

Haziri e falënderon Azemin për përkushtimin e policisë që Gjilani të bëhet qytet model për siguri

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 14:58
Lutfi Haziri dhe Remzi Azemi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim komandantin e deritanishëm të Stacionit Policor në Gjilan, Remzi Azemin, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur, duke thënë se falë intitucioneve të sigurisë, policisë, prokurorisë e gjykatave, Gjilani vazhdon të jetë komuna më e qetë në regjion. 

“Gjilani vitet e fundit është marrë shembull në regjion nga instancat ndërkombëtare si qytet i sigurtë dhe i qetë dhe kjo natyrisht që i atribuohet Policisë së Kosovës dhe instancave tjera të sigurirë sikurse edhe qytetarëve të Gjilanit të cilët njihen si njerëz që e respektojnë ligjin. Me këtë rast e falënderoj komandatin e deritanishëm të policisë për bashkëpunimin dhe përkushtimin, ndërkaq e uroj edhe për pozitën e re në Policinë e Kosovës në Gjilan”, tha Haziri.
 
Kurse, komandati i deritanishëm i Stacionit Policor në Gjilan, Remzi Azemi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin e mirë dhe kontributin që kjo komunë të bëhet shembulli më i mirë isgurisë. Ai tha se edhe në detyrën e re do të vazhdoj ta jap kontributin e tij për të mirën e përgjithshme. 
 
Po ashtu, gjatë takimit të sotëm u vlerësua lartë bashkëpunimi i të gjitha institucioneve në kuadër të Mekanizmit Referues kundër çdo lloj dhune që mund të shpije në ekstremizëm të dhunshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat