Gjilan, vazhdon Panairi regjional i ndërmarrësisë

Gjilani

Gjilan, vazhdon Panairi regjional i ndërmarrësisë

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 12:01
Panairi Regjional Vjeshtor i Ndërmarrësisë

Edhe sot në Gjilan po vazhdon Panairi Regjional Vjeshtor i Ndërmarrësisë, me pjesëmarrje nga të gjitha komunat e regjionit të lindjes, ku po ekspozohen produkte të ndryshme të prodhimit dhe punës së bujqve, biznesit dhe ndërmarrësve që veprojnë në këtë komunë.

Ky panair po mbahet nën organizimin e Agjensionit për Zhvillim Rajonal-Lindje dhe Komunës së Gjilanit me mbështetje të zyrës së Bashkimit Evropian.

Drejtoresha e RDA-së në Gjilan, Valbona Tahiri, me rastin e hapjes së panairit të ndërmarrsisë ka thënë se kjo është një mundësi shtesë për bizneset e vogla dhe të mesme që të rriten dhe krijojnë ura lidhëse mes vete për të nxitur shitjen e produkteve të prodhuara në Gjilan dhe Anamoravë.

Kurse, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes për ndërmarrësinë dhe prodhimet vendore në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat