Gjykata ia vazhdon paraburgimin babait që vrau foshnjën e tij në Viti

Gjilani

Gjykata ia vazhdon paraburgimin babait që vrau foshnjën e tij në Viti

Nga: Bota sot Më: 18 shtator 2017 Në ora: 13:54
Viti

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej  një muaji,  për të pandehurin Xh.K. Në këtë mënyrë, kolegji penal e  ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 30.08.2017.

"Xh. K. shqiptar nga Republika e Maqedonisë, me vendbanim në Komunën e Vitisë, dyshohet se ka kryer veprën penale “ Vrasje e rëndë”  nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se privuar nga jeta vajzën e tij të posa lindur", thuhet në komunikatë.

Gjykata e Apelit, vlerëson se gjykata e shkallës së parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi bazën ligjore, për të cilën ia ka caktuar paraburgimin të pandehurit, konform dispozitës se nenit 187 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat