LDK: Deklaratat e Lëvizjes së Kuqe janë demagogji e ‘lodhtë’ - Bota Sot
LDK: Deklaratat e Lëvizjes së Kuqe janë demagogji e ‘lodhtë’

Gjilani

LDK: Deklaratat e Lëvizjes së Kuqe janë demagogji e ‘lodhtë’

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 21:27
Lidhja Demokratike e Kosovës

Shtabi i Lidhjes Demokratike e Kosovës në Gjilan sqaron opinionin se kritikat e fundit të Lëvizjes së Kuqe karshi qeverisjes komunale, janë demagogji e ‘lodhtë’, janë të pavërteta dhe tendencioze.

Komunikata e LDK-së:

Shtabi i Lidhjes Demokratike e Kosovës në Gjilan sqaron opinionin se kritikat e fundit të Lëvizjes së Kuqe karshi qeverisjes komunale, janë demagogji e ‘lodhtë’, janë të pavërteta dhe tendencioze. Është për keqardhje që kjo parti po i përngjan PDK-së me deklarata e sulme të ulëta.

Së pari, LDK ia bën me dije për të satën herë Lëvizjes së Kuqe se kryetari i Komunës nuk e ka të obligueshme me qenë i pranishëm në seancë të Kuvendit Komunal.

Sa i përket transparencës, ua rikujtojmë se Kuvendi Komunal i Gjilanit është shpallur Kuvendi numër një për transparencë në nivel vendit për tri vite rresht nga organizata kredibile Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Për ta avancuar edhe më shumë transparencën, për të parën herë në histori të institucioneve kosovare, me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri, Gjilani ka nisur vitin e kaluar projektin e transmetimit të seancave të Kuvendit Komunal përmes kanalit zyrtar në Youtube dhe ky projekt vazhdon me sukses dhe pa i kushtuar asnjë cent buxhetit komunal.

Për problemin e “Eco-Higjienës” dynjaja e dinë se po merret gjykata me këtë punë. LDK nuk e paragjykon rastin, por i beson institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Kryetari i tanishëm dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, po pritet në mënyrë madhështore, krahëhapur dhe me falënderime nga ana e qytetarëve sepse me punët e hajrit ia ktheu dinjitetin gjilanasve.

Për fund, LDK ndjehet mirë që kryetari Lutfi Haziri me mbështetje qytetare, jo vetëm partiake, do të rikonfirmohet kryetar komune që në raudin e parë më 22 tetor, për t’i vazhduar kështu punët e hajrit edhe për katër vitet e ardhshme të qeverisjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat