Morina: PD premton mbështetje për veteranët e luftës dhe pensionistët

Gjilani

Morina: PD premton mbështetje për veteranët e luftës dhe pensionistët

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 15:24
Pamje nga takimi

Naser Morina, kandidat i Partisë së Drejtësisë (PD) për kryetar Komune në Gjilan, së bashku me kandidatët e këtij subjekti për asamble komunale, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së si dhe Shoqatën e Pensionistëve të Gjilanit, ku kanë dëgjuar kërkesat dhe shqetësimet e këtyre kategorive.

Veteranët kanë kërkuar trajtim më të mirë se deri më tani, duke nënvizuar mos zbatimin e ligjit për këtë kategori, problemet e banimit si dhe çështje të tjera.

Ndërkaq pensionistët kanë kërkuar kthimin e pronave të tyre, të cilat u janë uzurpuar, ofrimin e kontrolleve shëndetësore në objektin e shoqatës, barna falas, mirëmbajtje të hapësirave të cilat shfrytëzohen prej tyre si dhe nevoja të tjera. Ata kanë thënë se me kompensimin që marrin në emër të pensionit të pleqërisë, nuk arrijnë t`i përmbushin as nevojat elementare jetësore.

Kandidati për kryetar, Naser Morina ka premtuar se në qeverisjen e Partisë së Drejtësisë, veteranët e luftës dhe pensionistët nuk do të përballen me problemet, të cilat mund të zgjidhen nga niveli lokal.

Morina ka thënë se do të angazhohet maksimalisht që t`i përmbush të gjitha kërkesat e arsyeshme të veteranëve dhe pensionistëve, që janë dy kategori, të cilat kanë dhënë shumë për vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat