Limaj në Gjilan: Nga ne nuk dëgjoni fjalë e premtime

Gjilani

Limaj në Gjilan: Nga ne nuk dëgjoni fjalë e premtime

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 16:21
Fatmir Limaj

Krijimi i zonës ekonomike, ndërtimi i impiantit për ujërat e zeza, ndërtimi i një rruge qarkore, ndërtimi i stadiumit të qytetit dhe ndërtimi i trafikut urban, janë pesë projektet kapitale të Nismës për Kosovën për qytetin e Gjilanit.

I pari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka vend tjetër në Kosovë si Gjilani që i përshtatet programi i Nismës, pasi sipas tij programi i kësaj partie në thelb ka solidaritetin dhe qytetarët gjilanas e kanë dëshmuar se janë solidarë.

Ai tha se nuk do të premtojnë dhe nuk do të mashtrojnë gjilanasit për shkak të votës.

Limaj: Nuk do të premtojmë dhe mashtrojmë për shkak të votës

“Nuk dëgjuat asnjë premtim dhe nuk do ta dëgjoni as nga unë, e nisi dhe e përfundoj fjalën nuk foli në emër të pozicionit të tij shtetëror si ministër në qeverinë e Kosovës, as unë nuk do të flas si zëvendëskryeministër. Ne nuk vijmë këtu duke shfrytëzuar pozitat tona shtetërore me dhënë premtime e mashtrime në emër të marrjes së një vote. Ky vend ku jemi këtu, kjo sallë është e mbushur me premtime e mashtrime në emër të atyre që dikur kanë mbajtur pushtetin në qeveri, këtu kanë ardhur dhe kanë shkuar qindra ministra e kryeministra dhe kush ka ardhur secili më tepër ka premtuar dhe ka mashtruar Gjilanin”, tha Limaj.

Kandidati i Nismës për Gjilanin, Bajram Hasani, paraqiti programin e tij qeverisës dhe pesë projektet kapitale për zhvillimin e qytetit të Gjilanit.

Hasani: Do të krijoj një zonë të lirë ekonomike

“Si pikë e parë dhe më e rëndësishme e projektit tim është krijimi i një zone të lirë ekonomike. Unë mendoj se Gjilani ka potencial të mjaftueshëm dhe është domosdoshmëri e kohës në të cilën jetojmë krijimi i kësaj zone ekonomike. Pikë tjetër dhe jo më pak e rëndësishme për Gjilanin është ndërtimi i një impianti të ujërave të zeza, ky është një projekt i madh si për nga rëndësia ashtu edhe për nga kostoja financiare. Për realizimin e tij e kemi parë që ta realizojmë në shtatë faza. Si çdo qytet tjetër edhe Gjilani vuan nga mbi ngarkesa dhe qarkullimi i madh i makinave, ne me ekspertët tanë e kemi paraparë që gjatë qeverisjes të ndërtojmë një rrugë qarkore”, tha Hasani.

Ndërsa, Hasani premtoi se prioritet të tij do të jetë edhe ndërtimi i një stadiumi me standarde evropiane, si dhe trafiku urban.

Pretendenti për Gjilanin tha se ka ardhur koha e Gjilanit dhe për qytetarin e Gjilanit të qeverisë vetë me komunën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat