Në vazhdën e takimeve në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, Sokol Haliti, kryetari i degës së LDK-së, që njëkohësisht është kryetar i kësaj komune dhe që po ri rikandidon edhe për një mandatat të dytë, është pritur sot në një takim nga qytetarët e lagjeve Bilali dhe Xheladini të fshatit Sadovinë të Çerkezëve.
Gjatë këtij takimi ai ka bashkëbiseduar me qytetarët rreth projekteve të realizuara.Ndër tjerash ai tha se qeverisja LDK-së, do të vazhdoj me realizimin edhe shumë projekteve të tjera. “Për katër vite kemi realizuar shumë projekte që janë në interes të qytetarëve të komunës sonë. Nëse ju dëshironi qe edhe për katër vite të tjera të vazhdojmë me projekte konkrete duke përmirësuar jetën tuaj atëherë votoni numrin 47.
Numri 47 do të ju siguroj juve dhe gjithë qytetarëve tanë një jetë më të mirë”, u shpreh Haliti. Përndryshe banorët thanë se ata do të mbështesin fuqishëm kryetarin Haliti me qëllim që ai të mund të vazhdoj me projekte që përmirësojnë mirëqenien e përgjithshme, thuhet në komunikatën për media.