Haziri: Për katër vite do të ndaj 1 milion euro për klubet sportive

Gjilani

Haziri: Për katër vite do të ndaj 1 milion euro për klubet sportive

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 18:24
Pamje nga fushat

Në vazhdim të fushatës zgjedhore, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri ka takuar sportistët e qytetit, ku ka marrë falënderime për subvencionimin e të gjitha klubeve të Gjilanit gjatë mandatit katër vjeçar.

“Unë ju falënderoj sinqerisht për këtë mbështetje. Jam i nderuar dhe krenar me arritjet e sportistëve të Gjilanit, me tituj e medalje. Sporti ka qenë dhe mbetet identifikim i Gjilanit. I falënderoj veteranët e sportit që kanë bërë shumë, në veçanti në vitet 90-ta. Së bashku me ju, kam punuar edhe unë në organizimin e sportit paralel”, ka thënë kryetari Haziri, njofton LDK.

Haziri tha se kanë dyfishuar subvencionet gjatë mandatit të tij, duke theksuar se 400 mijë euro i ka ndarë për klubet sportive dhe pati një zotim të madh për sportistët.

“Definitvisht mbështetjen për klubet do ta çojmë në afro 1 milion euro për katër vitet e ardhshme. Do të investojmë në sportet e dorës dhe do ta ruajmë epitetin Gjilani kryeqytet i sportit. Ne kemi bërë investime në sportet shkollore, duke ndërtuar salla të hapura e të mbyllura. Por, projekti më i madh për sportin është rindrtimi i Stadiumit të Qytetit, i cili është i kategorisë së katërt të FIFA-s dhe UEFA-s dhe do të filloj së shpejti. Ne jemi zgjedhur qytet i cili do të garojnë të gjitha grupmoshat dhe ky stadium do të shërbej edhe stadium rezervë për përfaqësuesen tonë”, ka shtuar Haziri.

Ai theksoi se gjatë dy viteve të ardhshme do të renovohet në tërësi palestra e sporteve “Bashkim Selishta” me të gjithë infrastrukturën përcjellëse, derisa ka përmendur faktin e fillimit të ndërtimit të palestrës në Zhegër, e cila është një mundësi e artë për sportistët atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat