Haziri premton investime për modernizimin e stacionit të autobusëve në Gjilan

Gjilani

Haziri premton investime për modernizimin e stacionit të autobusëve në Gjilan

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 17:11
Haziri ka vizituar ndërmarrjen publike lokale “Stacioni Autobusëve”

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot ndërmarrjen publike lokale “Stacioni Autobusëve”, ku është pritur nga menaxhmenti i saj.

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, Avni Hajrullahu, e ka falënderuar Hazirin për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë katër viteve, duke thënë se të gjitha kërkesat e tyre janë aprovuar në vazhdimësi. 

Ndërsa, Haziri ka theksuar se kjo ndërmarrje, me mbështetjen e Komunës, tashmë ka arritur qëndrueshmëri financiare. 

“Me të gjitha kapacitetet komunale e kam përkrahur këtë ndërmarrje dhe gjatë dy viteve të ardhshme do të vazhdojmë me investime të rëndësishme për ta modernizuar. “Stacioni i Autobusëve” ka bërë një punë për lakmi dhe ju përgëzoj për këtë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat