Edhe këto fshatra e përkrahin Lutfi Hazirin për kryetar të Gjilanit

Gjilani

Edhe këto fshatra e përkrahin Lutfi Hazirin për kryetar të Gjilanit

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 21:13
Fushata

Elektorat masiv nga fshati Përlepnicë, Kmetoc dhe Shillovë, i japin mbështetje kryetarit Lutfi Haziri që të vazhdoj tutje edhe për katër vjet me përgjegjësinë në krye të Gjilanit, për të zhvilluar, ndërtuar dhe garantuar rrugën e fuqishme të ecjes përpara të qendrës më të madhe në jug-lindjen e Kosovës.

“Fshati i Zija Shemsiut, i Xhavit Ahmetit dhe i shumë veprimtarëve të ilegales, përpos betimit për angazhim kombëtarë për lirinë e Kosovës, gjithmonë ka qenë edhe organizatore e aktiviteteve të shumta kulturore, duke mbajtur gjallë shpresën për një të ardhme më të mirë”, tha në hapjen e fjalës së tij kryetari, Lutfi Haziri.

Në këtë tubim Haziri ka konfirmuar angazhimin e tij që së bashku me qytetarët e Gjilanit të bëjnë ndryshime në interesin e përgjithshëm dhe prosperues për të ardhmen e sigurt dhe të qëndrueshme të Gjilanit në katër vitet e ardhshme.

“Jemi munduar të punojmë në Gjilan në Përlepnicë, dhe gjithandej mirëpo ashtu si e kemi lënë në vitin 2007 ashtu e gjetëm Gjilanin në vitin 2013, të stagnuar totalisht. Për këtë mandate që po lëmë pas ne kemi investuar në rrugë, në rrjet të ujërave të zeza, në shëndetësi, në bujqësi dhe do ta përfundojmë edhe shtëpinë historike, shtëpinë e rezistencës, e cila ka qenë nikoqire e takimeve të shumta me karakter historik e që është shtëpia e kulturës së këtij fshati”, ka thënë kryetari Haziri.

“Gjilanin dhe disa fshatra e lagje ne i kemi gjetur të ndarë në bazë të investimeve, ndërsa parimi im është, investim i barabart për të gjithë qytetarët dhe lokalitetet. Këtë fshat do ta prek Autostrada e cila është projekti më kapital për Gjilanin dhe anamoravën deri më tani, kurse nga hyrja e përlepnicës e deri te “Drini Marketi” do të bashkohet projekti tjëtër i zgjerimit të rrugëve sipas standartit të njejtë me hyrje daljet e qytetit”, ka thënë kryetari Haziri.

Edhe sa i përket rivalëve, Haziri ka pohuar që rotacioni po vazhdon të zgjerohet edhe në taborrin tjetër me emrime në detyra të larta.

“Rotacioni po vazhdon, familjarët e ngushtë janë në listën e emrimeve nëpër pozita të larta, thua se nuk ka kuadro të tjera për pozita të tillë”, ka thënë shkuart ai.

Ndërsa, Qemajl Ahmeti, me një fjalë rasti tha se Përlepnica ka qenë, është dhe mbetet LDK, ai ka kërkuar votën për kryetarin Haziri, duke e arsyetuar që vota për LDK, është krijim i lidhjes së fuqishme për siguri, zhvillim dhe integrim.

Ndryshe në garën për këshilltar komunal nga fshati Përlepnicë, është Shkëndije Xhelili Avdiu, e cila garon me numrin 15.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat