Veseli: Do t'i mbështesim të gjitha projektet e premtuara nga Halimi

Gjilani

Veseli: Do t'i mbështesim të gjitha projektet e premtuara nga Halimi

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 17:50
Besim Halimi dhe Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Kadri Veseli ka mbajt tubimin përmbyllës në Viti ku ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune që nëse e duan një Viti të zhvilluar, me perspektivë e me shumë investime, atëherë ta votojnë kandidatin për kryetar të komunës së Vitisë nga PDK-ja, Besim Halimin.

Veseli: Do t’i mbështesim gjitha projektet e premtuara nga Halimi 

“Për një kryetar i cili është i përgjegjshëm, i cili është intelektual  i cili më shumë se sa për shtëpinë e vet, familjen e vet mendon për ju qytetarë të Vitisë e ai është kryetari Besim Halimi. Zotohemi si PDK se do ta fuqizojmë Vitinë se Vitia ka nevojë për ndryshim , se Vitia ka nevojë për investime , zhvillim për hapje për perspektivë, për nxënësin, fermerin, profesorin , punonjësit shëndetësor . Kështu të bashkuar, qytetarë të Vitisë , simpatizantë, kështu të vazhdojmë me 22 tetor do të fitojmë fuqishëm. Dhe u japim fjalën në mënyrën më solemne , PDK-ja forca më e madhe aktualisht në vend do të përkrah fuqishëm Vitinë në gjitha projektet, të cilat kryetari ynë Besimi iu ka premtuar ju jap fjalën se do të jenë 100 përqind të realizuar”, tha Veseli.

Ndërsa,  Besim Halimi, kandidat për kryetar të komunës së Vitisë, është zotuar se programi  i tij qeverisës për katër vitet e ardhshme do të  bazohet në nevojat e qytetarëve të komunës së Vitisë dhe prioritetet e qytetarëve të Vitisë, dhe jo program i grupeve të interesit , brenda partive politike apo jashtë tyre.

Halimi: Do të përkushtohem të punoj për qytetarët

“Në mandatin qeverisës vëmendje të veçantë do t’i kushtoj administratës komunale, e cila administrata ka me qenë e qytetarëve të Vitisë jo e grupeve të interesit. ...Do të investoj në administratën komunale me qëllim që administrata komunale të jetë në shërbim të qytetarit. Në mandatin tim qytetari i Vitisë do të jetë në qendër të vëmendjes , shërbyesit civil gjatë mandatit tim do të jenë në shërbim të qytetarëve , për arsye se qytetar të paguajnë taksa dhe ne e kemi obligim të ju ofrojmë shërbime cilësore.  Në mandatin tim si kryetar komuna, fjala korrupsion do të çrrënjoset ...Do të investoj në infrastrukturë. Fillimisht do të përkushtohem me shumë kujdes që shkolla e mbetur e Pozharanit e mbetur përgjysmë   asnjë kaci , beton nuk është hedh në atë shkollë. Vetëm është qit dhe ju betohem që në përfundim të vitit 2018-të , nxënësit e Pozharanit do ta gëzojnë shkollën e re”, t ha Halimi.

Ai po ashtu është  zotuar se duke u bazuar në ligj , do të hap 5 klasa të  para fillore , e po ashtu tha se do të angazhohet që në të gjitha shkollat e Vitisë do të pajisen me tabela  digjitale.

Ndërsa në shëndetësi  tha se do të angazhohet të bëjë shpërndarje proporcionale të personelit mjekësor. Halimi tha se do të ndërtojë po ashtu një ambulancë nëpër fshatrat që nuk i kanë. Ai po ashtu është zotuar se do formojë një fond për mallra dhe shërbime.     

Halimi: Do ta rris fondin për mallra dhe shërbime

“Do ta rris fondin për shërbime dhe mallra do të përdoret për blerjen e barnave esenciale. Do të përdoret për medikamente që i mungojnë sot Qendrës së Mjekësisë Familjare. Në mandatin tim mjetet për shërbime dhe mallra , të cilat janë keqpërdor nga mandati aktual duke punësuar me kontrata mbi vepra punëtorë, motra medicinale e shoferë, tha Halimi.

Kandidati i PDK-së tha se edhe në bujqësi do të ofrojë infrastrukturë e subvencione për bujqit e fshatrave të komunës së Vitisë.

Halimi u zotua se për kanalin e ujitjes do të bëjë investime 1.4 milion euro, investime që sipas tij nuk është bërë 20 viteve fundit. PDK sot përmbyll fushatën në Ferizaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat