Albin Kurti: Me Sami Kurteshin kalohet nga injoranca të dija e nga uzurpimi te çlirimi

Gjilani

Albin Kurti: Me Sami Kurteshin kalohet nga injoranca të dija e nga uzurpimi te çlirimi

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 18:49
Gjilan, Vetëvendosje

Në tubimin zgjedhor përmbyllës në Gjilan, deputeti Albin Kurti ka thënë se Gjilani duhet të dëshmohet edhe me 22 tetor siç ka ditur gjithnjë, e kësaj radhe duke e votuar për kryetar Sami Kurteshin. Ai ka thënë se kur në Gjilan nuk ka pasur sundim, ka pasur keqqeverisje.

Kurti e ka quajtur Lutfi Hazirin kumbarë të decentarlizimit mbi baza etnike, duke e akuzuar për dëmtimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe rritjen e ndikimit të Serbisë në rajonin e Anamoravës.

“Midis Gjilanin e Bujanovcit, Lutfi Haziri e futi Ranillugun. Midis Gjilanit e Preshevës ai e futi Parteshin. Gjilanit ia hoqi çerekun e territorit. Prandaj, të dashur qytetarë, dënojeni me numrin 10, në ditën e gjykimit, me 22 tetor”, porositi Kurti gjilanasit.

Ndërsa, për kandidatin e PDK-së, Zenun Pajazitin, Kurti tha se nuk mund të bëhet kryetar. Madje, ai ironizoi me të duke e quajtur “korrier të shefit të shefave” e “kasnec”.

Më tej, Kurti ka thënë se kryetar i Gjilanit do të jetë Sami Kurteshi, e për të tha se ka mendjen e thellë dhe zemrën e madhe. Pastaj, Kurti u zotua se me qeverisjen e Sami Kurteshit, kalohet nga injoranca tek dija, nga uzurpimi tek çlirimi, nga frika tek guximi, nga mashtrimi te besa, nga dëshprimi tek shpresa dhe nga indeferenca te dashuria.

Sami Kurteshi në Gjilan:  Do të angazhohem pandërprerë për zhvillim, drejtësi e barazi

Kandidati për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi, është ndjerë i entuziazmuar me pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin përmbyllës të VETËVENDOSJE !-s në këtë komunë. Në fillim të fjalës ai i është drejtuar rinisë, duke thënë se gjëja më e rëndësishme që ata bëjnë është ajo çfarë lënë si gjurmë në shoqëri.

“Me lejoni të ndajë me ju diçka nga gjërat që kam mësuar gjatë përvojës sime politike. E para dhe më e rëndësishmja në gjurmën e jetës tuaj,duhet të jetë besimi i thellë te dinjiteti juaj personal, te vlera e secilit prej jush si njeri. Mos lejoni që dikush t’ju bëj të ndiheni sikur s’keni vlerë e sikur jeni askushi. Besoni dhe ndjeni gjithnjë që keni vlerë të madhe dhe dinjitet. Dhe se jeta juaj ka domethënie dhe kuptim“, ishte porosia e Kurteshit për të rinjët, duke përmendur tutje edhe rëndësinë e vendosmërisë e përkushtimit.

“Jeta është lëvizje. Po nuk vrapuat dot, atëherë duhet të shkoni para duke ecur.

Bëni gjithçka për të mos qëndruar në vend numëro. Bëni ç’të mundi që të lëvizni për ta çuar përpara veten dhe shoqërinë. E kur të lëvizni do të shikoni se nuk jeni vetëm. Se bashkë me ju po lëvizin shumë të tjerë. Të rinj e të moshuar, burra e gra, djem e vajza, anekënd dhe me vendosmëri. Këta janë njerëzit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që lëvizin për kombin shqiptar dhe për Kosovën. Kjo është lëvizja që Gjilani jonë pret me padurim më 22 tetor“, ka thënëm më pas Kurteshi.

Kurteshi tutje ka theksuar se qytetarët kërkojnë punësim, kurse u zotua se qeverisja e tij nuk do të kujdeset vetëm për punësim, por edhe mbrojtje të punëtorëve dhe respektimin e të drejtave dhe dinjitet të tyre.

“Ne do të ndërtojmë çerdhe të reja për edukimin, shoqërimin dhe përgatitjen e fëmijëve për shkollim. Librin, mësimin, edukimin e bibliotekën do t’ia kthejmë shkollës, e shkollën nxënësve. Shkollën do ta bëjmë mësonjëtore të lirisë së mendimit, dhe jo ta mbyllim atë në grila. Ne nuk do të lëmë asnjë fëmijë të qëndrojë i uritur në bankat e shkollës. Por edhe do ua heqim politikanëve të papërgjegjshëm drekat luksoze. Fëmijëvë të vegjël do t’ua sigurojmë transportin për në shkollë. Por, pushtetarëve zhvatës do ua heqim limuzinat e shtrejnta. Ne do ta bëjmë Mjekun mësuës në shkollë, për të mos e detyruar mësuesin të bëhet mjek në shkollë”, kanë qenë disa nga zotimet e shpalosura nga Kurteshi në këtë tubim.

“Nuk do të lejojmë të shkelet ideali i shokëve tanë të flijuar për liri, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Zija Shemsiu e Nuhi Berisha. Do të vazhdojmë pandërprerë përpjekjen për zhvillim, drejtësi e barazi bashkë me yjet që ndriçojnë rrugën tonë: Arbenin, Arbnorin, Monin e Astritin”, tha po ashtu Kurteshi në këtë tubim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat