Kështu pritet Lutfi Haziri në Haxhaj

Gjilani

Kështu pritet Lutfi Haziri në Haxhaj

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 22:39
Lutfi Haziri

Banorët e fshatit Haxhaj, në këto ora të vona, e kanë pritur me surle e tupana kryetarin aktual dhe të ardhshëm të Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorë.

Ata thanë se janë mobilizuar që të gjitha votat të shkojnë për Lutën e LDK’së dhe asnjë për rivalët.

Kryetari Lutfi Haziri i ka falënderuar banorët e fshatit Haxhaj për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e madhe, duke thënë se tashmë kjo zonë do të zhvillohet jashtëzakonisht shumë me hapjen e pikës kufitare në Stanqiq.

Ai tha se do të vazhdojmë me investime të mëdha infrastrukturore, sikurse edhe me subvencione për secilin që e punon tokën dhe në këtë mënyrë forcohet familja bujqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat