Qendra më e madhe e votimit në Gjilan hapet me kohë

Gjilani

Qendra më e madhe e votimit në Gjilan hapet me kohë

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 07:40
Foto ilustruese

Shkolla “Abaz Ajeti” në Gjilan që është edhe qendra më e madhe e votimit në këtë qytet është hapur me kohë, pra saktësisht në orën 07:00.

Këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i kësaj qendre të votimit, i cili ka treguar se në këtë qendër votojnë rreth 7532 persona me të drejtë vote.

Menaxheri i kësaj qendre ka treguar poashtu se gjithçka ka shkuar si duhet në hapjen e kësaj qendre të votimit dhe sjelljen e materialit jo senzitiv dhe senzitiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat