Deputetja nga Gjilan siguron qytetarët për autostradën

Gjilani

Deputetja nga Gjilan siguron qytetarët për autostradën

Nga: A.M. Më: 27 tetor 2017 Në ora: 18:32
Valentina Bunjaku Rexhepi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi i ka demantuar zërat se autostrada për Gjilan nuk është përfshirë në buxhet.

Deputetja nga Gjilani i ka siguruar qytetarët e këtij qyteti se është përfshirë në buxhet, e jo sikur po përhapen lajme se kinse është hequr nga financimi.

Postimi i  plotë:

Ju njoftoj qytetarë të Kosovës, respektivisht qytetarë të Anamoravës, se autostrada për Gjilan po bëhet realitet.

Kjo iniciativë e kryetarit meritor Lutfi Hazirit, po bëhet projekti më serioz në Anamoravë dhe për ta hequr izolimin e rajonit tonë njëherë e përgjithmonë.

Dje isha në Kuvendin e Kosovës dhe autostrada ju siguroj se është përfshirë në buxhet, e jo sikur po përhapen lajme se kinse është hequr nga financimi.

Urime autostrada të gjithë anamoravasve dhe shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë. Plus do ta kemi arterien e hapur për Kumanovë dhe tashmë sigurt Anamorava nuk po mbetet anash, por qendra e lidhjeve me dy shtetet fqinje, me shqiptarët andej kufijve fqinj, me kryeqytetin si Prishtina dhe tashmë me autostradë po i reduktojmë të vjellat që na shkakton numri i kthesave Gjilan-Prishtinë!

Faleminderit taksapaguesve kosovarë e anamoravas dhe liderit të këtij rajoni, që nuk do të kemi më nevojë më për qese të zeza kundër të vjellave që na shkaktonte me dekada rruga monotone plot kthesa, Gjilan-Prishtinë!

Urime e punoni për Lutën e Anamoravën! Duke punuar për Lutën, rrjedhimisht punoni edhe për Anamoravën! Anamorava nuk mbetet më anash!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat