Haziri premton investime të mëdha në Gjilan

Gjilani

Haziri premton investime të mëdha në Gjilan

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 17:06
Fushata e LDK-së

Në kuadër të fushatës zgjedhore për balotazh, Nëndega e “Xhamisë së Vogël, “Iliria” dhe “Qendra” në tubimin e përbashkët të organizuar sot i kanë dhënë mbështetje të madhe kryetarit aktual dhe kandidatit të LDK-së për edhe një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri.

Haziri ka falënderuar banorët e këtyre lagjeve për mbështetjen, duke thënë se kjo përkthehet me përgjegjësi të madhe në punë, përderisa ka paralajmëruar investimet e mëdha që do të ndodhin në këtë pjesë në mandatin e ri.

“Do ta përfundojmë lumin Mirusha, do të vazhdojmë me zgjerimin e zonës urbane, ndërtimin e të gjitha rrugëve të vogla. Gjatë katër vitet e ardhshme do të ndodhë ndryshimi i madh në Gjilan. Po ashtu, Gjilani do ta kërkoj hisen e vet buxhetore në Qeveri, sepse ky është kontribut i qytetarëve në buxhet”, ka thënë Haziri.

Ai ka shprehur besimin se në garën e balotazhit më 19 nëntor do të shënojë fitore bindëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat