Haziri pret të dielën nga qytetarët të rikonfirmojnë fitoren plebishitare

Gjilani

Haziri pret të dielën nga qytetarët të rikonfirmojnë fitoren plebishitare

Nga: A.M. Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 21:33
Pamje nga tubimi i LDK-se ne Gjilan

Kandidati edhe për një mandat të kryetar të Gjilanit nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri pas tubimit përmbyllës të mbajtur sot në këtë qytet ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.

Haziri ka shkruar në Facebook se të dielën pret që të rikonfirmohet mbështetja për fitoren plebishitare.

Postimi i plotë:

Faleminderit qytetarëve të të gjitha lagjeve, fshatrave e vendbanimeve tjera të Gjilanit për mbështetjen në formë të Referendumit. Ju sot folët fort, qartë dhe drejt.

Në veçanti, jam tepër i nderuar që fola para familjeve të respektuara të heronjve e dëshmorëve të kombit: Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Agim Ramadani, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Ibrahim Uruqi, Muharrem Ibrahimi, Esat Berisha, Halim Orana, Reshat Ymeri, Nezir Shurdhani, Ymer Muqibaba, e Hoxhë Lipovica.

Të dielën pres që ta rikonfirmoni mbështetjen që ta bëjmë fitoren plebishitare. Jam falënderues dhe mbetem Luta i Juaj përjetë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat