Në Viti u organizua debat mbi të drejtat pronësore të grave

Gjilani

Në Viti u organizua debat mbi të drejtat pronësore të grave

Nga: Aziz Zuka Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 16:03
Pamje nga debati organizuar në Viti

Në Viti, organizuar nga organizata “Kosova-Women 4 women”, në bashkëpunim edhe me komunën e Vitisë, është mbajtur të premten një debat për të drejtat pronësore të grave, ku merrnin pjesë grupe të grave të kësaj komune, përfaqësues të shkollave dhe qytetar të tjerë.

Vesa Rezniqi-Pallaska koordinatore e projektit për të drejtat pronësore të grave, ka thënë se Organizata “Women 4 women”, është marrë me projekte që kanë të bëjnë me edukimin e shoqërisë e me trajnimin e grave, por tani është duke u marrë edhe me trajnime të burrave, me që rast po diskutohet për hapat që duhet ndërmarrë në qasjen e grave në të drejtat pronësore të tyre.

Ndërkaq Hasan Aliu zv.kryetar i komunës së Vitisë, ka theksuar se Institucionet komunale janë angazhuar gjithnjë për të mbështetur projektet e kësaj natyre, që kanë për qëllim vetëdijesimin për drejtat pronësore të grave. “I kemi dhënë përparësi kësaj lëmie dhe kështu jemi bërë komuna e parë në Kosovë që kemi marr hapa konkret. Andaj edhe ky debat i sotëm, besoj shumë se do ti kontribuoj pozitivisht realizimit të këtij projekti”, ka thënë Aliu.

E  Naim Pira, kryetar në detyrë i Kuvendit Komunal, ka uruar që ky debat të jetë në shërbim të funksionalizimit të qasjes sa më të lehtë të grave në të drejtat pronësore. Kurse Fatbardha Emini drejtoreshë e Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronësisë, ka thënë se e drejta pronësore është e drejtë thelbësore që garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ajo madje edhe ka bërë të ditur se në bazë të statistikave të deritanishme , ende nuk ka kaluar 15 % e atyre grave që kanë fituar të drejtën pronësore. Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se deri në fund të marsit është afati i regjistrimit falas të pronës së dy bashkëshortëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat