Nënshkruhen diplomat e para për studentët e UKZ-së

Gjilani

Nënshkruhen diplomat e para për studentët e UKZ-së

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 14:50
Pamje nga takimi

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan bashkë me dekanët e njësive akademik, kanë nënshkruar diplomat e para për studentët të cilët kanë përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Me këtë rast rektori, Bajram Kosumi e ka vlerësuar ditë historike për Universitetin “Kadri Zeka” nënshkrimin e diplomave të para.

Ai ka thënë se, shpreson që këto kuadro të reja të studentëve të UKZ-së  që janë nga Anamorava e deri tek Lugina e Preshevës, Medvexhës e Bujanocit, kanë me pas ndikim në jetën akademike, ekonomike e shoqërore të kësaj ane, sepse sipas tij, ata tashmë janë të përgatitur profesionalisht për tregun e punës.

Rektori Bajram Kosumi ka thënë se Universiteti “Kadri Zeka” do të vazhdojë të punojë e të përgatisë kuadro që në të ardhmen të nxjerrim të diplomuar edhe në studimet Master.

Në këtë organizim, përpos rektorit, prorektorëve dhe dekanëve,  ka marrë pjesë edhe kryetari i Këshillit Drejtues të UKZ-së, akademik Fejzullah Krasniqi.

Ndryshe, që nga themelimi në vitin 2013, e deri më tani në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në Gjilan, kanë diplomuar rreth 300 studentë  të studimeve baçelor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat