SHBH “Nëna Tereze” zyra rajonale për Anamoravë në Viti, nderon me mirënjohje donatorët dhe gazetarët

Gjilani

SHBH “Nëna Tereze” zyra rajonale për Anamoravë në Viti, nderon me mirënjohje donatorët dhe gazetarët

Nga: Aziz Zuka Më: 4 janar 2018 Në ora: 16:16
Një foto e përbashkët e të gjithë të nderuarve me mirënjohje

Shoqata Bamirëse Humanitare/SHBH/ Zyra rajonale për Anamoravë, me një solemnitet rasti të organizuar sot, ka ndarë Mirënjohje dhe falënderime për të gjithë donatorët dhe kontributdhënësit  për ndihmën që kanë dhënë në këtë Shoqatë e përmes saj edhe për familjet skamnore të komunës së Vitisë dhe më gjerë.

Mirënjohje dhe falënderime u janë ndarë nga ana e Koordinatorit të kësaj Zyre z.Halit Alidema, edhe të gjitha kompanive dhe firmave si dhe mërgimtarëve nga kjo komunë për kontribut  që kanë dhënë  në këtë shoqate para dhe pas luftës në Kosovë përkatësisht për gjatë 28 viteve të punës së kësaj Zyre. Në mesin e atyre që kanë marrë Mirënjohje dhe janë nderuar janë edhe mërgimtarët  Sali Avdullahu, Xhavit Islami, pastaj aktivisti I kësaj shoqate para dhe pas luftës Hamdi Hasani e shumë të tjerë.

Organizatori i këtij solemnitete nuk ka anashkaluar as mjetet e informimit - gazetarët  të cilët raportojnë nga kjo komunë si dhe Radio “Pozharanin”  dhe televizionin lokal Plus Tv në Viti. Në emër të atyre që janë nderuar me këtë mirënjohje ka falënderuar këtë shoqatë Xhavit Islami, mërgimtarë nga Zvicrra i  cili njëherit është edhe kryetar i Shoqatës humanitare”Vitia” me seli në Zvicër e cila rregullisht u del në ndihmë familjeve skamnore të komunës së Vitisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat