U mbajt mbledhja e dytë e bordit të projektit Zhvillimi i Integruar Territorial (InTerDev 2) - Bota Sot
U mbajt mbledhja e dytë e bordit të projektit Zhvillimi i Integruar Territorial (InTerDev 2)

Gjilani

E hënë, 22 tetor 2018

U mbajt mbledhja e dytë e bordit të projektit Zhvillimi i Integruar Territorial (InTerDev 2)

Nga: Aziz Zuka Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 16:38
Pamje nga takimi në Viti

Projekti Zhvillimi i Integruar territorial (InTerDev 2) që financohet nga bashkëpunimi austriak për zhvillim dhe implementohet nga UNDP, ka organizuar sot një takim me kryetar dhe përfaqësues të tjerë të komunave të Kosovës.

Në këtë takim është prezantuar një përmbledhje e arritjeve gjatë vitit 2017 dhe planet për këtë vit, si dhe është bërë një vështrim i shkurtër i rezultateve të thirrjes për grante të FZHL-së gjatë vitit të shkuar dhe përgatitjeve për grante në 2018-në.

Në këtë takim ku prezantoi Alessandra Roccasalovo zëvendës përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Gunther Zimmer-këshilltar dhe drejtues i Zyrës koordinuese për bashkëpunim teknik në Ambasadën e Austrisë në Prishtinë, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti,  shoqëruar edhe nga drejtoresha Për Gjeodezi Pronë dhe Kadastër Fatbardha Emini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test