Përveç sistemit të arsimit parauniversitar pjesë e grevës dy orëshe janë edhe pesë universitetet e Republikës së Kosovës.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj tha se ka ardhur për të vizituar Fakultetin Teknik për të parë situatën nga afër. Ai po ashtu tha se nga mbledhja e sotme e Qeverisë dhe takimi i tyre i përbashkët presin rezultate të mira.
"Sot është paraparë takimi me kryeministrin dhe po uroj që Qeveria ta marr seriozisht dhe të veprojë konkretisht duke pritur që në mbledhjen e Qeverisë që mbahet në ora 16:00 ta kenë në rend dite ligji për statusin e punëtorëve për vitet e 90'ta", tha Jasharaj.
Ai po ashtu tha se nga ky takim pret edhe të ipet drita e gjelbër për ligjin e pagave dhe sigurimet shëndetësore.
Ai ka paralajmëruar protesta nëse nuk ndërmerren veprime konkrete. Ndërsa, Bardh Bardhi kryetar i sindikatave të universitetit dhe shkencës tha se universitetet i k janë bashkuar grevës së thirrur nga SBASHK-u përveq Universitetit të Gjilanit dhe Gjakovës.