Gjilan nis me kontrollat sistematike për nxënësit e shkollave fillore - Bota Sot
Gjilan nis me kontrollat sistematike për nxënësit e shkollave fillore

Gjilani

Gjilan nis me kontrollat sistematike për nxënësit e shkollave fillore

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 16:03
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e Gjilanit ka nisur sot me kontrollat sistematike të nxënsve të shkollave fillore

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e Gjilanit ka nisur sot me kontrollat sistematike të nxënsve të shkollave fillore, përkatësisht nxënësit e klasëve të para, të pesta dhe të nënta.

Procesin e fillimit të kontrollave sistematike e kanë parë nga afër drejtori i Shëndetësisë, Nexhat Hajrullahu dhe i ai QKMF-së, Fejzulla Berisha.

“Kontrollat do të zgjasin pesë muaj duke përfshirë të gjitha shkollat fillore të komunës së Gjilanit. Janë të paraparë gjithsej 30 parametra për ekzaminim nga ekipi mjekësisë familjare si dhe ekipi i stomatologjisë sa i përket shendetit oral. Rezultatet e fituara do t’i prezentojmë në fund të ktyre kontrollave dhe do t’i krahasojmë me vitet e tjera paraprake për të ardhur në përfundim me rekomandime të caktuara si kujdes parësor shendetësor”, ka thënë me këtë rast drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fejzulla Berisha.

Ky është viti i katërt me radhë që Komuna e Gjilanit i realizon kontrollat sistematike për nxënësit e shkollave fillore, gjithnjë në të mirë të shëndetit të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test