Gjilani bëhet me kamera të sigurisë

Gjilani

Gjilani bëhet me kamera të sigurisë

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 14:46
Lutfi Haziri

Njëqind kamera të sigurisë do të vendosen në qytetin e Gjilanit, investim ky nga ICITAP-Ambasada Amerikane, në vlerë prej 88 mijë dollarësh.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e bordit të drejtorëve të mbajtur të hënën.

“E falënderoj ICITAP dhe Ambasada Amerikane për mbështetjen në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për Gjilanin. Kamerat do të vendosen në qytet, nëpër institucionet publike, në shkolla dhe në tri hyrje-daljet e qytetit dhe me këtë do të krijohet një siguri dukshëm më e madhe për qytetarët”, ka thënë Haziri.

Projekti do të fillojë brenda pak ditësh, ndërsa do të përfundojë brenda këtij vitit, përderisa Komuna e garanton mirëmbajtjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat