Haziri vendos pllakën e falënderimit në shkollën “Selami Hallaqi”, e cila shërbeu për organizimin e jetës paralele në vitet 90-ta - Bota Sot
Haziri vendos pllakën e falënderimit në shkollën “Selami Hallaqi”, e cila shërbeu për organizimin e jetës paralele në vitet 90-ta

Gjilani

Haziri vendos pllakën e falënderimit në shkollën “Selami Hallaqi”, e cila shërbeu për organizimin e jetës paralele në vitet 90-ta

Më: 7 mars 2018 Në ora: 17:07
Haziri vendos pllakën e falënderimit në shkollën “Selami Hallaqi”

Në shenjë falënderimi për kontributin e gjeneratava të tëra të arsimtarëve dhe të dy ish drejtorëve të shkollës “Selami Hallaqi” në vitet 90-ta, me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është vendosur sot një pllakë përkujtimore aty.

“Selami Hallaqi” ka qenë objekti dhe vendi ku ne kemi organizuar jetën paralele, përfshirë takimet, tubimet, manifestimet kulturore e sportive, e përgatitjet e dy grupeve të para në sallën e edukatës fizike. Edhe grumbullimi i buxhetit të Komunës, ruajtja e jetës dhe protestat në qytet janë organizuar nga këtu. Shfrytëzoj rastin edhe nga këtu t’ua uroj 7 marsin”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas vendosjes së kësaj pllake.

Drejtori i shkollës fillore “Selami Hallaqi”, Florim Maloku, tha se për ta sot është ditë shumë e veçantë, pas vlerësimit nga ana e kryetarit Haziri të kontributit të jashtëzakoshëm të këtij insitucioni në rrugëtimin për lirinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test