Gjilani fillon bashkëpunimin me qytetin Siox City të Iowa-s

Gjilani

Gjilani fillon bashkëpunimin me qytetin Siox City të Iowa-s

Më: 10 maj 2018 Në ora: 15:23
Gjilan

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim një delegacion të qytetit, Sioux City të Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas takimit, kryetari Haziri tha se komuna e Gjilanit po vendos themelet e bashkëpunimit me qytetin Iowa në të mire të qytetarëve.

“Iowa, edhe si ushtarë edhe si gardë nacionale, kanë shërbyer pas luftës për sigurinë e Gjilanit dhe të familjeve tona. Mbi të gjitha, populli i Iowa-s ka ndihmuar shkollat, fëmijët, kopshtet në atë gjendje që e kemi kaluar pas luftës. Ky është momenti i kthesës ku ne shënojmë edhe binjakëzimin me këtë qytet, për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin në shumë fusha”, ka thënë Haziri.

Juline Albert, zëvëndës president e Western Iowa College dhe e deleguar e kryetarit të Sioux City, u shpreh e emocionuar me vizitën dhe fillimin e bashkëpunimit me Gjilanin.

“Jam e ngazëllyer që po e vizitojmë Gjilanin, këtë qytet të mrekullueshëm me njerëz, po ashtu, të mrekullueshëm dhe miqësor. Jam e ngazëllyer që po e bëjmë partneritetin mes Iowa’s dhe komunës së Gjilanit”, tha Albert.

Delegacioni i Sioux City e ka vizituar edhe shkollën e agrobiznesit “Arbëria”, Universitetin Publik “Kadri Zeka” dhe kompaninë e prodhimeve “Ask Food”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat