Dënohen me burg personat që sulmuan policët

Gjilani

Dënohen me burg personat që sulmuan policët

Më: 18 maj 2018 Në ora: 15:46
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve R. K., A.K. dhe F. K..

Më 23 nëntor të vitit të kaluar me urdhër të Gjykatës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion për bastisje tek shtëpia e të akuzuarve në fshatin Karaqevë e Epërme.

Gjatë bastisjes policia ka hasur në rezistencë nga këta persona, duke fyer dhe sulmuar zyrtarët policor, të cilët më pas kanë marr edhe trajtim mjekësor.

Me këtë rast Policia e Kosovës ka arritur që të zhvilloj operacionin e saj dhe ka arritur të konfiskoj një armë gjuetia, 12 mm me 32 fishekë, si dhe një pistoletë të kalibrit 7.65 mm, me 17 fishekë.   

I akuzuari R. K. me këto veprime ngarkohet me veprën penale ) sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ë mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe kanosje.

 Trupi gjykues pas shqyrtimit të shkresave të lëndës të akuzuarit R. K. ka shqiptuar një dënim unik prej 1  vit burgim dhe një dënim me gjobë në shumën prej 500 euro.

Ndërkohë të akuzuarit A. K. dhe F. K. dënohen me nga 3  muaj burgim efektiv.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat